E FUNDIT/ Shënohet viktima e 13-të, rritet ndjeshëm numri i të prekurve në vend
Vdes nëna e tre fëmijëve, bashkëshorti i vuri flakën makinës për ta djegur të gjallë
Në Australi njw burrw i vuri flakën makinës me qëllimin që të vriste ish-bashkëshorten.

Hannah Baxter, 31 vjeçare i mbijetoi djegies së shkallës së katërt por dhimbjet e mëdha i morën jetën.

Ajo dhe i dyshuari për vrasjen janë prindër të tre fëmijëve, Aliyah, 6 vjeçe, Lianah, 4 vjeç dhe Trey, 3 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës.

Rreth mesditës, gjendja e saj u përkeqësua dhe u shpall e vdekur në spital.

Burri i saj, Rowan Charles Baxter, gjithashtu i mbijetoi shpërthimit të makinës, por e goditi veten me thikë në gjoks pasi fqinjët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonin fëmijët.

Çifti thuhet se ishin divorcuar para dy muajsh dhe kishin diskutime të mëdha sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.

Shtuar më 19/02/2020, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori