Rama flet LIVE në emisionin italian: Nuk mund të rrinim duarkryq (VIDEO)

Kryeministri Rama u lidh vetëm pak minuta më parë në një lidhje ne Skype me emisionin e njohur italian Rai 3.

Ai u pyet nga moderatorët në lidhje me gjestin e rëndësishëm ku 30 mjekë e infermierë shqiptarë u dërguan në Itali, në mbështetje të luftës kundër koronavirusit.

Rama tha se ky veprim erdhi në mënyrë shumë natyrale pasi nuk mund ta shihnin Italinë në këtë vuajtje, me aq shumë të vdekur dhe të rrinin duarkryq.

“Kishim dhe disa dyshime se ata nuk do të ishin shumë të gatshëm që të shkonin në këtë luftë, por të gjithë u përgjigjën pozitivisht menjëherë. Madje kishte dhe nga ata që nuk ia kishin thënë prindërve.”

E gjithë Italia ka shprehur mirënjohjen ndaj ndihmës së popullit shqiptarit. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2020 07:56