Vdes në moshën 97 vjeçare piloti më i famshëm britanik
Kapiteni Eric Brown, një nga pilotët më të famshëm britanik ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare.

Brown është piloti më i dekoruar i marinës mbretërore dhe ka mbajtur rekordin mbretëror sepse ka fluturar me 487 lloje të ndryshme të avionëve.

Ai u largua nga kjo jetë në Spitalin Lindor në Surrey , Redhill, pas një sëmundjeje të shkurtër, transmeton Klan Kosova.

Ka lindur në Leith më 21 janar të vitit 1919, Brown ishte arsimuar në kolegjin Fettes dhe në Universitetin e Edinburgut ku ai mësoi për të fluturuar./Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2016, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori