Vdes në mënyrë misterioze gazetari rus, po hetonte për mercenarët në Siri
Pëlqej
Vdekja e një gazetari rus pak ditë më parë është mbuluar me mister dhe dyshime.

Maxim Borodin ka rënë nga ballkoni i apartamentit në katin e pestë të enjten e kaluar dhe ka ndërruar jetë sot në spital.

Sipas të dhënave të para, apartamenti i tij ka qenë i mbyllur nga brenda.

Borodin po hetonte në vdekjen e mercenarëve rusë në Siri.

Ai kishte bërë një shkrim në mars në lidhje me këtë çështje.

Sipas disa burimeve, mijëra mercenarë rusë rusë janë vendosur në Siri nga një kompani ruse, me gjasa e financuar nga Yevgeny Prigozhin.

Ky i fundit është nën akuzë në SHBA që prej shkurtit për financim të “fabrikës së troll-eve”, që akuzohet se ka tentuar të influencojë zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.
Shtuar më 16/04/2018, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori