Vdes ne burg ish-lideri serb Sllobodan Miloshevic
Albeu.com
Vdes ne Hage Sllobodan Millosheviq, ish-presidenti i ish-jugosllavise, i akuzuar per krime te luftes kunder njerezimit.Vdes ne moshen 64-vjecare, ne burgun e Sheveningenit ne Hage ish-presidenti i ish-jugosllavise Sllobodan Milloshevic. Lajmi eshte bere i ditur nga agjensia serbe e lajmeve Beta e cila citon burimeve jozyrtare nga Haga.
Sipas Betes Milloshevic ka vdekur nga problemet kardiake. Sipas agjencive serbe, Milloshevic ka vdekur nga problemet kardiake dhe trupi i tij i pajete eshte gjetur sot ne mengjes ne  qeline e tij. Burimet jozyrtare shtojne se ish-presidenti mund te kete vdekur gjate oreve te nates.

Ish-presidenti i Jugosllavise vuante prej kohesh nga zemra madje kishte kerkuar leje nga Gjykata Nderkombetare e Hages per t'iu nenshtuar nje ekzaminimi te hollesishem ne nje klinike ne Rusi, por qe u refuzua nga Haga. Millosheviçi akuzohej për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin në luftërat e Kroacisë dhe të Bosnjes, në vitet 1991-1995 dhe në Kosovë në vitet 1998-1999.

Biografia e shkurte e Sllobodan MILLOSHEVIC:

I lindur më 20 gusht 1941 në Pozarevc, Serbi, Republika Federale e Jugoslavisë (RFJ-së)
I akuzuar me: 1 Prill të 2001 nga autoritetet Beogradase
I transferohet Tribunalit të Hagës: 29 Qershor 2001
3 Korrik 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Kosovën".
29 Tetor 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Kroacinë".
11 Dhjetor 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Bosnjën dhe Hercegovinen"
Kohet e fundit ka kerkuar vazhdimisht te kurohej ne Rusi, por eshte refuzuar nga Gjykata e Hages. Pritej qe gjykimi per te perfundonte brenda ketij viti.
beta/bw/albeu
Shtuar më 11/03/2006, ora 13:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori