Vdes natën e parë të martesës
Dita më e bukur e jetës, është kthyer në një tragjedi të vërtetë për një vajzë nga Napoli. Mediat italiane bëjnë të ditur se 32-vjeçarja Fortuna F. ka lidhur kurorë me të dashurin e saj në një ceremoni të zhvilluar në Boscotrecase dhe më pas ka ndërruar jetë. 32-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, pasi ka mbaruar ceremonia kanë shkuar në një hotel, ku do të kalonin natën e parë të martesës, por papritur vajza është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Vajza mund të ketë pësuar një atak kardiak, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori