Vdes koka e kazinove të Las Vegasit, pse do varroset në Izrael?
Sheldon Adelson, një miliarder amerikan, manjat i kazinosë dhe pronar i Las Vegas Sands Corporation, ka vd ekur në moshën 87 vjeç.

Adelson ndërroi jetë për shkak të ndërlikimeve gjatë trajtimit të limfomës Non-Hodgkin, u njoftua nga korporata Las Vegas Sands.

Adelson ishte punonjësi i parë i Sands, i cili që atëherë është rritur në 50,000 të punësuar.


“Ndikimi i tij në industri do të jetë i përjetshëm”, tha kompania.

Varrimi i Adelson do të mbahet në Izrael, vendi i lindjes së gruas së tij, Dr. Miriam Adelson.

Një përkujtim do të mbahet në Las Vegas, ku ai drejtoi kazinotë Veneciane dhe Palazzo, por data nuk dihet ende.
Shtuar më 13/01/2021, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori