Vdes djali 6-vjeçar, u shkruan një letër prekëse prindërve të tij
Dy prindër janë përballur me një të papritur kur janë kthyer në shtëpi. Vogëlushi Leland Shoemake 6-vjeçar, nga Pike County, Georgia, SHBA, kishte ndërruar jetë nga një infeksion i rrallë në tru.

Prindërit menduan se nuk do të dëgjonin më asnjë fjalë prej tij, pas momentit kur zemra e djalit pushoi në spitalin pediatrik të Atlanta-s. Por, kur u kthyen në shtëpi, ata gjetën një letër të shkruar prej tij.

“Gjithmonë me ju! Faleminderit mami dhe babi. Ju dua shumë”. Kjo ishte letra e lamtumirës që vogëlushi kishte lënë për dy prindërit.
Nëna e tij e ka shpërndarë foton e letrës në rrjetet sociale. Edhe pse kjo ngjarje ka rreth 8 muaj që ka ndodhur, postimi klikohet dhe rishpërndahet ende.

“Sapo u kthyem në shtëpi për të marrë rrobat me të cilat do ta varrosnim, gjetëm këtë letër në sallon. Nuk e kam idenë se kur është shkruar, por ai ka qenë gjithnjë një fëmijë shumë i veçantë”, tregon nëna e djalit të vogël./Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori