Vdes aktori i njohur që luajti rolin e famshëm të Hilterit (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori Bruno Ganz. Ai e ka luajtur rolin e Hitleritfilmin “Downfall” të vitit 2004.

Ganz vdiq në shtëpinë e tij në Cyrih mbrëmjen e kaluar.

Aktori zvicerjan ishte shumë i njohur në kinemanë dhe teatrin zviceran.

Ai ka luajtur role edhe në filmat “The Reader” dhe “The Manchurian Candidate”. Megjithatë, roli i tij më i famshëm ishte ai i Adold Hitleritfilmin “Downfall”.

Një skenë e këtij filmi, ku Hitleri paraqitej i zemëruar, është përdorur shumë në rrjetet sociale për të portretizuar situata tjera.

filmin “Downfalls”, i cili në quhen gjermane titullohet “Der Untergang”, paraqitet jeta e Hitlerit në ditët e tij të fundit në një bunker të Berlinit. Nga shfaqja e këtij filmi në kinematë botërore ishin mbledhur 92 milionë dollarë.

Në vitin 2005, Ganz kishte treguar se ka bërë përgatitje për katër muaj me radhë që të paraqitet sa më mirë në rolin e Hitlerit. Ai kishte thënë se i ka studiuar incizimet e diktatorit, por nuk ka arritur ta kuptojë karakterin e tij. “Ai nuk kishte mëshirë dhe nuk e kuptonte vuajtjen e viktimave të luftës”, kishte thënë aktori tashmë i ndjerë raporton BBC.

Është raportuar se aktori i famshëm ka vuajtur nga kanceri i zorrëve.
Shtuar më 16/02/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori