Vdekja misterioze e "Mbretëreshës së Antraksit" (FOTO LAJM)

Claudia Ochoa Felix, e njohur ndryshe edhe si "Mbretëresha e Antraksit" u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Mexico City në kryeqytetin e Meksikës.

Modelja 35 vjeçare njihej botërisht si vrasësja më e madhe e Joaquin El Chapo Guzman, kreu i klanit të Sinaloas, raporton Albeu.com.

Ajo u gjet e vdekur në banesë, ndërsa hetuesit zbuluan sasi të mëdha kokainë dhe alkooli në gjakun e saj.

Megjithatë ata janë ende të paqartë nëse Claudia u vra apo e vranë për shkak se dinte shumë rreth aktivitetit të El Chapo-s.

Ajo numëron një numër të madh vrasjesh nën emrin e saj për llogari të kreut të kartelit të Sinaloas, i arrestuar tashmë dhe që po gjykohet në SHBA për trafik ndërkombëtar kokaine dhe vrasjesh. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori