Vazhdon tragjedia në Gaza, të paktën 14 të vrarë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një zëdhënës i njësive lokale për shpëtim, ka njoftuar se të paktën 14 palestinezë janë vrarë në Han Junis, pjesa më jugore e Rripit të Gazës.

Mediat kanë raportuar se mbrëmë janë vrarë 8 pjesëtarë të një familje, mes të cilëve dy gra dhe tre fëmijë.

Më tej, nga një tjetër sulm izraelit kanë humbur jetën edhe gjashtë palestinezë.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga fillimi i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, më 8 korrik, tashmë ka arritur 1.458. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori