Vazhdon referendumi ne Serbi
Albeu.com
Në Serbi për të dytën ditë po zhvillohet votimi në referendumin për kushtetutën e re të vendit.Pjesa më e debatueshme e projektkushtetutës është referanca që i bëhet Kosovës si pjesë integrale e Serbisë. Referendumi për kushtetutën e re të Serbisë po mbahet edhe në enkalavat serbe në Kosovë. Zyrtarët serbë parashikojnë që në referendum të dalin rreth 100 mijë serbë të Kosovës.

Ditën e parë 35% e serbëve të Kosovës morën pjesë në votime. Kjo shifër ishte më e ulët në Mitrovicën veriore. Në Serbi ditën e parë votuan rreth 15% e zgjedhësve të regjistruar. Ashtu siç parashikohej referendumi është bojkotuar nga shqiptarët në Kosovë.

Në këtë referendum nuk kanë marrë pjesë as shiptarët në Luginën e Preshevës.Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore në Kosovë kanë thënë se referendumi për kushtetutën e re të Serbisë nuk mund të ketë asnjë ndikim mbi procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Rezultati i referendumit pritet të shpallet ditën e hënë. Më shumë se gjysma e elektoratit duhet të votojë që rezultati i referendumit të jetë i vlefshëm. start
Shtuar më 29/10/2006, ora 14:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori