Vazhdon mbledhja e G20 për sektorin financiar global
Vazhdon mbledhja e G20-ës në qytetin francez të Kanës lidhur me reformat e sektorit financiar global. Në qendër të takimit dyditor janë masat për një rritje ekonomike dhe punësim.
Gjermania synon një riorganizim global të financave shtetërore dhe vendosjen e një rregulli të fortë të tregjeve financiare si dhe vendosjen e një takse të transaksioneve financiare.

Para samitit Kancelarja Angela Merkel është takuar me presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, shpreson që nga ky samit të dalin sinjale prej të cilave mund të përfitojë ekonomia e paralizuar e SHBA-së. Obama, tha se në këtë samit do nxjerrin më shumë detaje për planin, ndërsa saktësoi se një pikë tjetër e diskutimit është edhe programi bërthamor i Iranit.

Ndërkaq kreu I shtetit francez Nikolas Sarkozi tha se SHBA duhet të tregojë solidaritet për zgjidhjen e krizës greke, ndërsa duhet të ketë kontribut për një treg të përbashkët./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori