Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Vazhdojne zgjedhjet ne SHBA
Pëlqej
Albeu.com
Amerikanet po votojnë për presidentin e tyre, me një pjesëmarrje rekord në historinë e këtij vendi. 29 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, ndërkohë që pritet të hedhin votën gjithsej 130 milionë amerikanë.
Astronautët amerikanë votuan nga hapësira

Ora 21:15 Dy amerikanë astronautë kanë votuar sot nga hapësira për zgjedhjet amerikane.
NASA tha se dy astronautët (Edward Michael Fincke dhe Greg Chamitoff), që janë të vendosur në orbitë 354 kilometra mbi tokë, kanë votuar përmes transmetimit të sigurt digjital. Zyrtarët amerikanë të zgjedhjeve kanë punuar ngushtë me NASA-n për t'u mundësuar amerikanëve në hapësirë votimin.

Amerikanët shënojnë rekord në pjesëmarrjen në votime

Ora 20:57 Amerikanet po votojnë për presidentin e tyre, me një pjesëmarrje rekord në historinë e këtij vendi. 29 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, ndërkohë që pritet të hedhin votën gjithsej 130 milionë amerikanë. Radhë të gjata evidentohen në 50 shtetet amerikane ku po kryhet votimi. Ndërkohë për shkak të procesit të ndërlikuar të votimit, janë vënë re parregullsi. Flitet për defekte në makineritë e votimit si dhe hapje të qendrave të votimit me vonesë.

Joe Biden voton 2 here

Ora 19:00-NJU JORK- Joe Biden votoi sot dy herë në qendrën e votimeve të Greenville, në Delaware, pak minuta larg shtëpisë së tij. Emri i kandidatit të zgjedhur nga Barack Obama për postin e zëvendëspresidentit, shfaqej dy herë në listën e votuesve, një herë si zëvendëspresident dhe një herë si senator. Kandidati Biden hyri të votonte i shoqëruar nga bashkëshortja, Jill dhe nga nëna e tij Catherine, 91 vjeçe. Së bashku me senatorin e Delawares, pritet të mbërrijnë në Çikago edhe 35 votues të tjerë me mbiemrin

Palin voton në Alaskë

Ora 18:00-"Nesër, shpresoj, lutem dhe besoj se do të zgjohem zv/presidente e SHBA-ve”, tha numri dy i republikanëve, Sarah Palin pasi votoi sot në qytetin e Ëasilla në Alaskë. Palin ishte veshur thjesht, me nje xhup me kapuc, xhinsa.

Edhe McCain votoi

Ora 17:50-Kandidati republikan John McCain votoi sot në Phoenix, në Arizona. Ai shoqërohej nga gruaja e tij, Cindy.

Sondazhi i Tipp, Obama në avantazh me 7 pikë

Ora 17: 35 -Demokrati Barack Obama është para me 7 pikë kundrejt kundërshtarit republikan McCain. Kështu bën të ditur një sondazh i sapopublikuar nga l'Investor's Business Daily bashkë me institutin Tipp.

Irani: Presidenti i ri të rivlerësojë politikën e jashtme

Ora 17: 25 Ministri i Jashtëm iranian Manuir Motakki tha se “presidenti i ri amerikan që do të zgjidhet nga votimet e 4 nëntorit, duhet të rivlerësojë politikën e jashtme amerikane në drejtim të Iranit”. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Iranit u acaruan në 2002, kur presidenti Bush shpalli këtë pjesë “Boshtin e Djallit“ një hap që e acaroi Republikën Islamike.
Analistët iranianë thonë se zyrtarët iranianë privatisht mbështesin Obamën, por privatisht nuk shpresojnë në ndonjë ndryshim të dukshëm në politikën amerikane.

SHBA, pjesëmarrje rekorde në zgjedhje

Ora 17:00-Një pjesëmarrje rekorde në zgjedhjet presidenciale po shënohet sot në SHBA. Disa vështirësi janë shfaqur mëngjesin e sotëm, derisa votuesit janë grumbulluar madje edhe pa lindur dielli në disa shtete lindore. Në Nju Jork, pjesëmarrja e votimit ka qenë më e larta ndonjëherë. Një zëdhënëse e Bordit të zgjedhjeve Valeria Vazquez Rivera, ka thënë se radhët kanë filluar të krijohen që në orën 4 të mëngjesit.
Një punëtor në qendër votimi në Chappaqua në Nju Jork ka thënë se në orën 7 e 30, kishin hedhur votën aq njerëz sa kishin votuar deri në drekë në zgjedhjet e 2004-tës. Deri tani, qendrat e votimit janë hapur në 48 shtete.

Bill Clinton: Endrra amerikane është ende gjallë

Ora 16:00-"Ëndrra amerikane është ende e gjallë dhe gëzon shëndet të plotë”. Ky është mesazhi i votimit të sotëm nga amerikanët sipas Bill Klinton. Ish-Presidenti votoi sot bashkë me të shoqen Hilarri Klinton në Chappaqua: "Nesër do të zgjohemi me mundësi të mëdha, dhe me sfida të mëdha sic është gjendja ekonomike aktuale në SHBA”, tha me stë tjerash për gazetarët, BIll Klinton.

Vota elektronike, probleme në New Jersey e Ohio

Ora 15:20-Në disa qëndra në New Jersey është dashur të kontrollohen skedat për shkak të defekteve në makinat ku hidhet vota elektronike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Ohio. Edhe aty janë verifikuar bllokime të kartës ku regjistrohen votat.

Obama voton ne Cikago

Ora 15:00-ÇIKAGO- Kandidati demokrat për president i SHBA-së, Barack Obama votoi para pak minutash për zgjedhjet presidenciale, në Çikago, Illinois, i shoqëruar nga vajza e tij, Malia.

Fidel Castro: "Obama më inteligjent dhe i përgatitur"

Ora 14:15-Kandidati demokrat Barack Obama është më inteligjent dhe i përgatitur se kundërshati i tij republikan John McCain. Kështu tha ish-presidenti kubanez, Fidel Castro. për një gazetë. Ish-Presidenti kubanez ka ironizuar gjithashtu për dy figurat. Ai është shprehur se shqetësimet për problemet e rëndësishme botërore nuk zënë vërtet një vend të rëndësishëm në mendjen e Obamës, e aq më pak të McCain.

Obama: "Do të jetë dëfryese sesi do përfundojë e gjithë kjo”

Ora 14:10-" Do të jetë dëfryese sesi do përfundojë e gjithë kjo ". Kështu deklaroi mbrëmë në darkë Barack Obama për gazetarët në avionin e tij që po i conte për në Chicago. Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, por u mjaftua duke thënë se i falënderonte “që ata po ndanin gjithë këtë proces me të”.

McCain shprehet i sigurt për fitoren

Ora 14:05-John McCain sheh të kaluarën. “Ishte një eksperiencë e pabesueshme që një njëri ka jetuar ndonjëherë,” tha kandidati amerikan në një intervistë sot për ABC. McCain u shpreh i sigurt për fitoren dhe shtoi se nuk ka dyshime përsa i përket mënyrës sesi e zhvilloi fushatën elektorale.

Hamas: “Presidenti i ri të mësojë nga gabimet e Bush "

Ora 13:30-GAZA-Hamas shpreson se kushdo që do të zgjidhet President i ardhshëm i SHBA-së të mund të demostrojë se mund të mësoje nga gabimet e Bush për të mos shkaktuar katastrofa të tjera”. Deklarata u lexua për Ansa nga Faëzi Barhum, një prej përfaqësuesve të Hamas i vendosur në Gaza. “Presidenti i ri i USA duhet të kuptojë sedemokracia nuk mund të vendoset me forcë e dhunë” , tha Barhum.

Sondazhi i fundit i CNN, Obama gjithmonë në avantazh

Ora 12:53-Avantazh i pastër për Barack Obama. Sondazhi në CNN tregon se kandidati i demokratëve është në avantazh. Ndërkohë republikani McCain po përpiqet të fitojë terren dhe duket se ja ka arritur, por Obama sërisht është në avantazh. Kështu sipas sondazhit të CNN, Obama mban avantazhin me 7 pikë ose 51% kundrejt 44% të kundërshtarit.

Sot dita e Obamës dhe McCain

Ora 12:51-Sytë janë kthyer nga SHBA. C’po bëjnë kandidatët kryesorë për President të ardhshëm të SHBA pak pasi kanë votuar? Barack Obama do te votoje në Illinois, me pas do te luaje basketboll. Këtë traditë ai ka ndjekur cdo herë që ka fituar si në zgjedhjet për senator, për kandidat si President i ardhshëm i SHBA-ve etj. Më pas ia ka planifikuar të takojë zgjedhës në Indiana e më pas të kthehet në Chicago për festën elektorale që pritet të mbahet në Grant Park. Por ndryshe ka rrjedhur dita për kandidatin republikan, McCain. Ai votoi në Arizona më pas shkoi në Kolorado e Neë Mexico, pak para se te hynte ne Biltmore, Hotel i Phoenix për të pritur rezultatin përfundimtar.

New Hampshire nxjerr fitues Obamen

Ora 12:10-Në një lokalitet në shtetin federal New Hampshire ku janë zhvilluar votimet e para presidenciale është shpallur fitues kandidati demokrat Barak Obama. Sipas traditës që daton nga viti 1948 zgjedhjet në këtë lokalitet mbahen menjëherë pas mesnate dhe rezultati ka treguar se 15 vota janë dhënë për senatorin Obama, ndërsa 6 për senatorin McCain.

Nisi votimi për zgjedhjen e Presidentit

Ora 12:00-Sot në orën 12:00 me orën shqiptare nisi procesi i votimit per zgjedhjen e presidentit te 44 te SHBA-se. Te parët qe kane nisur te hedhin votat e tyre jane banoret e shtetit te Vermontit. Votimet kane nisur edhe ne shtetet e tjera lindore te vendit. Nderkaq, dy rivalet, senatoret McCain dhe Obama, jane kthyer ne shtetet e tyre te lindjes per te votuar dhe pritur rezultatet.

SHBA, vdes gjyshja e Barak Obamës

Ora 10:00-WASHINGTON- Për Obamën prag votimi u shënua me një ditë zie. Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë njoftoi sot vdekjen e gjyshes së tij, 86 vjeç që vuante nga një kacer, në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale amerikane.
"Me trishtim të thellë njoftojmë se gjyshja jonë Madelyn Dunham, u shua në paqe pasi luftoi kundër kancerit", deklaroi Obama në një komunikatë të shkurtër me motrën e tij Maya Soetoro-Ng. Madelyn Dunham ndihmoi në rritjen e të riut Barack Obama pas vdekjes së nënës së tij nga një kancer, ndërsa i ati kenian, ishte larguar nga streha bashkëshortore.
Madelyn Dunham vdiq në Honolulu mes orës 09:00 dhe 10:00 GMT të ditës së hënë disa orë përpara fillimit të zgjedhjeve presidenciale, sipas zëdhënëses së Barack Obamës, Linda Douglass. Muajin e kaluar, Obama ndërpreu fushatën e tij elektorale për një ditë e gjysmë për të shkuar në Havai për të parë gjyshen e tij të sëmurë, me frikën se nuk do të jetonte deri ditën e zgjedhjeve.
Gjyshja nga nëna e Obamës nuk mori pjesë në fushatën e nipit të saj. Por ky i fundit e ka nderuar gjithmonë gruan që e filloi karrierën si sekretare, përpara se bëhej zëvendëspresidente e Bankës së Havait në vitin 1970.

Kosove, 900 ushtarë USA votojnë për zgjedhjen e presidentit

Ora 09:00-PRISHTINE-Rreth 900 ushtarë amerikanë, të bazës ushtarake në Kosovë, pjesë e misionit të NATO-s, kanë votuar për presidentin e Shtëpisë së Bardhë. Në të gjithë Kosovën aktualisht jetojnë 2000 shtetas amerikanë, civilë dhe ushtarakë, të cilët janë regjistruar si votues për këto zgjedhje

Zgjedhje edhe për kongresistë, senatorë dhe pushtetin lokal

Ora -08:10-Mirëpo sot në SHBA nuk do të votohet vetëm për presidentin, por edhe për 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve ose siç quhen me një gjuhë më popullore kongresistë ose kongresmenë dhe për një të tretën e
senatorëve ose 35 anëtarë të Senatit. Gjithashtu do të votohet edhe për pushtetin ekzekutiv dhe për legjisaturat e 50 shteteve dhe qindra e mijëra organizma të tjerë të pushtetit lokal.
Kandidatët presidencialë McCain dhe Obama kanë kaluar ditën e djeshme nëpër disa shtete që konsiderohen të paparashikueshme me votën
e tyre, vota këto që mund të përfundojnë në anën e secilit prej kandidatëve. Dhe janë pikërisht këto shtete ku kandidatët demokrat dhe republikan ditëve të fundit kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha.

Sot dita e gjykimit

Ora 08-00-Sot është dita e gjykimit. Amerikanët votojnë për të ndryshuar historinë e SHBA. Verdikti i tyre do jetë për presidentin e parë afro-amerikan, apo për gruan e parë zv, presidente. Barak Obama dhe John McCain pasi kanë shkëmbyer mbrëmë kritikat e fundit ndaj njëri tjetrit, janë kthyer në shtëpitë e tyre për të pritur verdiktin e popullit. Pritet që në këto votime të marrë pjesë një numër rekord votuesish, të cilit i shtohen 29 milionë votuesve që kanë hedhur votën e tyre në votimet e mëhershme.
Më shumë se 253 milionë shtetas në SHBA janë rregjistruar në listat zgjedhore, më shumë se kurrë më parë. Sipas sondazheve të fundit kandidati demokrat Obama kryeson. 47-vjeçari do të ishte në rast fitoreje presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve. (news24)
Shtuar më 05/11/2008, ora 03:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori