Vazhdojnë trazirat në Britani
Britania e Madhe ka kaluar natën e katërt të protestave të dhunshme të të rinjve. Trazira, zjarrvënie dhe grabitje ka pasur në Manchester, Salford, Wolverhampton, Nottingham, Leicester dhe Birmingham.

Qindra të rinj në Manchester u përleshën nëpër rrugë me policinë. Rreth 50 protestues në këtë qytet u arrestuan, ndërsa 80 të tjerë në hapësirën Birmingham.

Në Londër policia mori masa të mëdha dhe kjo bëri që situata të jetë e qetë. Policia ka deklaruar se janë regjistruar trazirat më të rënda që prej 30 vjetësh.


Gjatë tre netëve me trazira, përleshje, plaçkitje dhe vënie zjarri makinave dhe objekteve të tjera u angazhuan aty 16.000 policë.

Deri më tani në Londër janë arrestuar 685 persona. Kryeministri David Cameron deklaroi se autorët e këtyre veprimeve do të vihen para ligjit.


Ndërkohë që dje është shënuar viktima e parë e protestave të dhunshme që po zhvillohen në Londër. Një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur në Croydon, ka ndërruar jetë ditën e djeshme. /abeu.com/
Shtuar më 10/08/2011, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori