Vazhdojnë sulmet e kryengritësve në Irak
Pëlqej
Albeu.com
Kryengritësit në Irak vazhdojnë sulmet ndërkohë që 40 mijë trupa irakiane të sigurimit përgatiten të fillojnë një ofensivë kundër tyre javën e ardhshme. Policia thotë se të paktën 5 vetë u vranë nga një shpërthim i dyfishtë vetëvrasës pranë një baze ushtarake irakiane në qytetin verior Sinxhar. Gjithashtu, forcat irakiane të sigurimit përgatiten për të rrethuar Bagdatin javën tjetër, në përpjekje për të ndalur sulmet e kryengritësve, nga të cilët janë vrarë më shumë se 60 vetë gjatë muajit të kaluar.
Shtuar më 29/05/2005, ora 19:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori