ZYRTARE/ Chelsea transferon portierin nga Franca

Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes.

28 vjeçari është larguar nga Rennes, për t’iu bashkuar skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.”Chelsea ka kompletuar transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes”, thuhet në njoftimin e Chelseas.

“Reprezentuesi i Kombëtares së Senegalit ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare në ‘Stamford Bridge’ dhe do të konkurrojë me Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero për vendin e titullarit”.

Mendy gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Reims dhe Marseille B.


Shtuar 24.09.2020 09:34