E FUNDIT/ Dyshohet të jetë infektuar nga ashensori, preket nga COVID 19 mësuesi në
Vatikani konfirmon katër Papët shqiptarë

Gazeta zyrtare e Vatikanit në Itali, ka publikuar sot një shkrim të Armillota Giovannit me titullin “Papa Klementi XI dhe Familja Albani”.
Gazetari italian fokusohet në biografinë e Papa Klementit XI dhe familjes së tij, Albani, me origjinë shqiptare, duke cituar edhe tre papë të tjerë që ishin me origjinë shqiptare.

Papa Shën Eleutherius besohet të jetë i pari Papë shqiptar në Vatikan. Sipas këtij shkrimi, ai ka shpërndarë mesazhet e Biblës në plot vende të Mbretërisë Romake.

Papa Shën Caiusi

Papa Shën Caiusi njihet si i pari që vendosi rregulla më strikte në mes të peshkopëve dhe hierarkisë në Vatikan.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij asnjëherë nuk e ka harruar origjinën shqiptare dhe sipas historianëve ai gjithmonë ka dërguar ndihma për njerëzit në Dalmatia, të cilët jetonin nën hordhitë serbe dhe barbarët e Serbisë.

Papa Klementi XI

I fundi Papë shqiptar është Papa Klementi XI (1700-1721), familja e të cilit thuhet se ka luftuar krahas Skëndërbeut kundër turqve. Gjatë papatit të këtij të fundit u formua edhe “Këshilli Kombëtar Shqiptar”, i pari ndonjëherë në Romë, në vitin 1703.



Shtuar më 02/05/2017, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori