Shaqiri tregon se idhulli i tij ka qenë “Fenomeni”, madje i ka kopjuar edhe stilin e famshëm të flokëve

Xherdan Shaqiri ka zbuluar idhullin e tij të fëmijërisë.

“Ronaldo fenomeni ishte idhulli im i madh. Unë kopjova edhe stilin e flokëve në vitin 2002, trekëndëshin e bëra edhe unë”, ka thënë Shaqiri.

“Të gjithë ishin të shokuar në shkollë kur unë shkova me atë stil flokësh. Por, unë e doja atë dhe e dua akoma”, ka shtuar më tej lojtari me origjinë shqiptare.

Shaqiri aktualisht është pjesë e Liverpool, por emri i tij së fundmi është përfshirë në disa lista të lojtarëve që mund të largohen nga ‘Anfield’ gjatë merkatos së verës.


Shtuar 11.04.2020 19:17