Vatikan, Papa mbledh 100 kardinalë
Pëlqej
PAPA
Papa Benedikti XVI do të organizojë një takim të rrallë ku do të marrin pjesë mbi 100 kardinalë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi politikën e kishës.

Gjithashtu, skandali i abuzimeve seksuale dhe shqetësimi për përndjekjen e të krishterëve në disa vende të botës do të jenë në axhendë.

Kardinalët do të diskutojnë edhe për vendimin për të ftuar priftërinjtë dhe peshkopët e pakënaqur anglikanë që t`i bashkohen Kishës Katolike.

Bisedimet do të shoqërohen me promovimin e 24 kardinalëve të rinj në nivelin e tretë të bashkëpunëtorëve të Atit të Shenjtë.

Mbledhje të tilla të kardinalëve janë të rralla. 179 kardinalët mblidhen vetëm në rast të një konklave që vjen pas vdekjes së Papës, ose në rast abdikimi të tij.
Shtuar më 19/11/2010, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori