VAR protagonist, Interi dhe Juventusi ndajnë pikët (VIDEO)

Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në Guiseppe Meazza në kauadër të javës së nëntë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 17 me Edin Dzeko. Boshnjaku shfrytëzoi një top i cili përfundoi në këmbët e tij pas një goditje të Calhanaglu që fillimisht preku shtyllën.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, me të dytën që nis me një Juventus pak me insistues për të gjetur golin.

Në minutat e fundit kur Interi po bëhej gati të festonte një fitore të rëndësishme, VAR i akordon një penallti “bardhezinjve” e cila kthehet në gol nga  Dybala.

Ky vendim irritoi trajnerin e Inzaghi i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e 3 me 18 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 6 me 15 pikë. /albeu.com


Shtuar 24.10.2021 22:45