Varianti i ri i koronavirusit mbërrin edhe në Serbi, si është situata
Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur edhe në Serbi.

Kjo u bë e ditur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se varianti i ri u zbulua tek një shtetas i Serbisë, i cili kishte mbërritur në Beograd nga Londra.

Edhe pse ky variant i Covid është duke u rritur, Vuçiç deklaroi se tani për tani nuk ka vend për panik, për shkak se të gjitha kontaktet me të cilat ka qenë udhëtari nga Londra janë izoluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ende nuk e ka përcaktuar ditën kur do të vaksinohet, por tha se ka vendosur që të marrë vaksinën kineze.

“A ka kuptim për mua të vaksinohem, në fund të fundit unë jam shumë më i ri dhe nuk jam aq i sëmurë, të jem në 500,000 të parët, kur e di që ka më të rrezikuar se unë”, tha Vucic.
Shtuar më 24/01/2021, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori