E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Valls: Tri ditë zie në Francë
Kryeministri francez, Manuel Valls, në daljen e tij publike është shprehur se vendi i tyre ka nevojë të shfaq solidaritet dhe qetësi në mesin e tyre.

"Franca është goditur edhe njëherë me 14 korrik, ditën e festës sonë kombëtare", tha ai. Ndërkaq ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri ka shtuar se sulmuesi ka dashur me qëllim të dëmtojë idenë e bashkimit kombëtar.

Gjithashtu, ai sot tha se vendi do të mbajë tri ditë zie duke filluar nga 16 korriku. Sulmi la të vdekur të paktën 84 persona në qytetin e Nices.

Ky mesazh u përcoll edhe nga presidenti Francois Hollande, i cili tha se do të valëviten flamujt për hir të viktimave. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2016, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori