Zonja e Parë e Francës,
Valerie Trierweiler, ka rrëfyer
momentin e parë kur mori vesh për tradhëtinë e partnerit të saj Fransua
Hollande.
Valerie e krahasoi këtë moment tronditës me rënien nga një qiellgërvishtëse dhe pranoi se për disa ditë kishte qenë në gjendje shoku.
Ajo u shpreh gjithashtu se kishte refuzuar të besonte spekulimet për tradhëtinë e
Hollande deri në
momentin kur kishte parë fotot në revistën "Closer".
Pas mësimit për tradhëtinë e Hollandë,
Trierweiler kaloi disa ditë në spital nga tronditja që pësoi dhe pas daljes nga spitali ajo është vendosur e vetme në një rezidencë në Versajë.
Një javë më parë, Presidenti i Francës
Hollande, deklaroi se kishte vendosur t'i jepte fund bashkëjetesës së tij me Trierëeiler, me të cilën ai nuk ishte i martuar.
Hollande ende nuk ka konfirmuar ose mohuar vërtetësinë e lidhjes me aktoren Julie Gayet. Megjithatë ai ka pranuar se do të japë një përgjigje para udhëtimit të tij drejt SHBA-së. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2014,
ora 19:05