Mbappe zemëroi Neymar dhe Messin me kërkesat e tij, ka mundësi që largimi i argjentinasve të jetë një trill i francezit

Ai nuk kurseu as kostarrikanin Navas. Kylian Mbappe ka zemëruar bashkëlojtarët e tij në PSG, Neymar dhe Lionel Messi me listën e tij të kërkesave për hierarkinë e klubit.

Mbappe zgjodhi të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me kampionët e Ligue 1 në fillim të kësaj vere, me raportet se sulmuesi do të kishte shumë ndikim mbi vendimet e klubit si pjesë e një marrëveshjeje për të zgjatur qëndrimin e tij me ekipin, shkruan albeu.com.

Në të vërtetë, emërimi i drejtorit të ri sportiv Luis Campos mund të lidhet me Mbappe, pasi dyshja janë njohur që nga koha e tyre së bashku në Monaco.

Raportohet se ka një element rivaliteti mes Mbappe dhe Messit në Parc des Princes i lidhur me statusin e Neymar, ndërsa lajme të shumta nga dhoma e zhveshjes së parisienëve sezonin e kaluar qarkulluan se Mbappe beson se mikut të Messit i mungon disiplina dhe po e dëmton klubin.

Tani ka dalë se kontingjenti amerikano-jugor i klubit, i udhëhequr nga Messi dhe Neymar, ishin të zemëruar me listën e kërkesave të Mbappes për transferim këtë verë. Mbappe thuhet se e quajti dhomën e zhveshjes së skuadrës “Republika Argjentinase”.

Thuhet se kjo është arsyeja pse klubi ishte kaq i gatshëm të linte Angel Di Maria të largohej si lojtar i lirë këtë verë dhe është gati të lërë një tjetër mesfushor argjentinas, Leandro Paredes. Sulmuesi Mauro Icardi është një tjetër argjentinas për të cilin PSG po kërkon opsione. Mbappe është gjithashtu pas vendimit për të kaluar te Gianluigi Donnarumma në vend të Keylor Navas si portier. /albeu.com/


Shtuar 21.08.2022 16:14