"Vajza më e bukur në botë" është vetëm 6-vjeç (FOTO LAJM)

Një modele gjashtëvjeçare nga Rusia tashmë quhet "vajza më e bukur në botë".

Anastasia Knyazeva me sy të kaltër është bërë imazhi kryesor i stilistëve me famë botërore, duke qenë e ndjekur nga rreth 500 mijë ndjekës në faqen e saj në Instagram, përcjell albeu.com.

Llogaria e saj në nedia sociale drejtohet nga mamaja e saj Ana, e cila ka ngarkuar fotot e vajzës së saj të adhurueshme që nga korriku i vitit 2015, kur ajo ishte vetëm katër vjeçe.

Në tetor të vitit të kaluar, Anastasia u votua për fytyrën më të bukur në botë nga ndjekës të mediave sociale.

Disa mendojnë se ajo do të ndjekë gjurmët e modeles ruse Irina Shayk. /albeu.com/


Shtuar më 05/12/2017, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori