Ushtritë më të fuqishme: SHBA e para, si renditen Anglia, Franca, Turqia dhe Kina (FOTO LAJM)

Kompania ndërkombëtare Global Firepower, ka bërë hulumtimin ku analizoi mbi 50 faktorë në ushtritë e disa vendeve, për të krijuar të ashtuquajturin “Power Index” (Indeksi i Fuqisë).

Në këtë analizë janë përfshirë 133 shtete. Në këtë rast nuk merret parasysh veç sasia e armëve të një shteti, po edhe në shumëllojshmërinë e armëve.

Aty nuk është marrë parasysh armatimi nuklear, por këto shtete me këto armë kanë marrë bonuse. Për krahasim merren edhe faktorët gjeografikë, logjistikë, resurset natyrore dhe industria lokale, transmeton Telegrafi.

Faktor i rëndësishëm është edhe popullata, kështu që shtetet me popullsi më të madhe janë më lartë. Po ashtu, shtetet anëtare të NATO-s kanë bonuse.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prapë më të fuqishmet në botë.

Rusia është e dyta, ndërsa Kina e treta. Në vendin e katërt është India, e në të pestin Franca. Në vendin e gjashtë është Britania e Madhe, në të shtatin Japonia, Turqia e teta e Gjermania e nënta. Shteti i dhjetë më i fuqishëm është Egjipti.

Në fund të listës është Butani, ndërsa para saj si më të dobëtat janë Surinami dhe Siera Leone.

Nga shtetet e ish-Jugosllavisë më e forta është Kroacia në vendin 68, Serbia në vendin 89, e Sllovenia në vendin 114.

Shqipëria është në vendin 90, Bosnja dhe Hercegovina në vendin 121, Maqedonia në vendin 122 dhe Greqia në vendin 28. Kosova nuk është pjesë e kësaj analize.
Shtuar më 02/09/2017, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori