Ushtria turke bëhet gati për luftë në Siri
Turqia është duke u përgatitur për një operacion në lindje të lumit Eufrat, zonë e cila kontrollohet nga kurdët e YPG, të cilët e pastruan territorin prej terroristëve të ISIS.

Turqia ka dashur gjithnjë që të futet në këtë territor, por është penguar nga prezenca amerikane në zonë si edhe nevoja që kurdët të luftojnë ndaj ISIS.

Duket se zhvillimet gjeopolitike kanë ndryshuar për aq kohë sa Presidenti i Turqisë Erdogan deklaron se ata "mund të futen nga momenti në moment në një operacion përtej kufirit".

"Turqia është e vendosur që të pastrojë kufijtë e saj nga militantët dhe do ta bëjë këtë shumë shpejt", tha Erdogan, një deklaratë që u përforcua edhe nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavusoglu.

Turqia ka zhvilluar deri më tani operacion në perëndim të Eufraftit duke kontrolluar përmes ushtrisë së vetë apo Ushtrisë së Lirë Siriane të gjithë zonën në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori