Ushtria siriane vret 25 luftëtarë të ISIS-it
Pëlqej
Të paktën 25 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë gjatë një operacioni komando të ushtrisë siriane me mbulim nga ajri nga pala ruse në qendër të vendit, raportoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Me mbështetjen e Moskës, ushtria e regjimit të Bachar al-Assad po ndërmerr prej disa muajsh një ofensivë për t’i rimarrë ISIS-it rajonin e gjerë shkretëtirë që shtrihet në qendër të vendit në kufijtë irakianë dhe jordanezë, përcjell Atsh.

“Të shtunën, 25 anëtarë të ISIS-it u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një operacion komando i forcave të regjimit sirian me ndihmën e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë rusë në verilindje të provincës Homs (qendër)”, njoftoi për median Rami Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit.
Shtuar më 13/08/2017, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori