Ushtria, Serbia heq shërbimin e detyruar
Serbia i jep fund shërbimit ushtarak të detyrueshëm duke filluar nga data 1 janar i vitit të ardhshëm.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet lokale, sipas të cilave heqja e detyrimit bëhet në kuadër të një plani të miratuar që në vitin 2004.

Ky plan parashikon zvogëlimin e trupave ushtarake në një kontigjent më të vogël dhe profesional. Në bazë të tij, ushtria serbe do të reduktohet nga 43 mijë në 30 mijë trupa.

Rreth 30% e buxhetit të Serbisë aktualisht shpenzohet për pensionet e ish-anëtarëve të ushtrisë.
Shtuar më 30/09/2010, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori