Ushtria qeveritare rimerr aeroportin e Mosulit nga duart e ISIS
Mosuli është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore pas njoftimeve se forcat irakiane të sigurisë kanë marrë kontrollin e aeroportitqytetit të dytë më të madh të vendit në vazhdën e përpjekjeve për ta shkulur atë krejtësisht nga duart e militanteve të shtetit islamik.

Inxhinierët riparuan të vetmin kalim drejt aeroportit që ishte shkatërruar nga ISIS-i, duke i hapur kështu rrugën avancimit të trupave tokësore.

Rezistenca e luftëtarëve të “Shtetit Islamik” ishte e dobët.
Pjestarët e tij kanë nisur të largohen drejt zonave më të populluara në jug të qytetit dhe po i përdorin civilët si mburoja njerëzore”, tha Abbas Al- Jibouri, nënkolonel.

I gjithë operacioni mori vetëm katër orë kohë. Miliantët vazhduan megjithatë të lëshonin mortaja nga brenda qytetit pasi humbën terren përballë ushtrisë.

Marrja e aeroportit dhe zonës përreth konsiderohet e një rëndësie strategjike sepse ndihmon të kontrollohen rrugët që shkojnë drejt Mosulit perëndimor, shkruan tch.

Pjesa lindore e qytetit është nën kontrollin e forcave qeveritare, por beteja për rajonin perëndimor të tij vazhdon të mbetet ajo më e vështira.

Mes trupave që mësynë aeroportin kishte dhe ushtarë të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk dihet ende cilat janë kombësitë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori