Ushtria libiane hap zjarr ndaj anijes malteze
Ushtria e Libisë ka hapur zjarr ndaj një anijeje nafte, me falumr maltez, e cila i është afruar portit Es Sider, që aktualisht është nën kontrollin e një grupi të milicisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme libiane, Abdul Razak al-Shabahi, ka thënë se anija ka hyrë në ujërat e Libisë dhe se i është drejtuar portit Es Sider. Al-Shabahi gjithashtu ka thënë se ushtria i ka kërkuar asaj të ndërrojë drejtimin dhe të shkojë drejt Misratas, por anija ka vazhduar udhëtimin e saj drejt portit të kontrolluar nga milicia.

Vetëm pasi ushtria ka hapur zjarr anija ka ndërruar drejtim dhe është nisur drejt Maltës.

Milicia mban kontrollin e portit Es Sider që disa muajsh, dhe është pjesë e një grupi të madh që kërkon autonomi nga Tripoli. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori