Ushtria iraniane shpallet terroriste
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpallur njësinë speciale të ushtrisë iraniane si organizatë terroriste. Ndryshe, këto trupa njihen si Rojet RevolucionareIranit. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara e fusin në listën e organizatave terroriste ushtrinë e një shteti.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Rojet RevolucionareIranit po përdoren nga ky shtet për zbatimin e fushatës terroriste në mbarë botën.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Tehranit janë rritur që nga koha kur presidenti amerikan i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga pakti ndërkombëtar me Iranin për armët bërthamore.

Disa pjesëtarë të këtyre trupave më parë kanë qenë pjesë e sanksioneve amerikane për shkak të rritjes së aktiviteteve, mbështetjes së terrorizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Ky hap i paprecedent, i ndërmarrë nga Departamenti i Shtetit, e njeh realitetin që Irani nuk është vetëm shtet sponsorizues i terrorizmit, por edhe se Rojet RevolucionareIranit marrin pjesë aktivisht, financojnë dhe promovojnë terrorizmin si mjet qeverisës në shtete tjera”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump.

Presidenti amerikan shtoi se me këtë vendim synohet rritja e shkallës së presionit ndaj Iranit. “Nëse bëni tregi me Rojet Revolucionare, ju po e financoni terrorizmin”, tha ai.
Shtuar më 08/04/2019, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori