Ushtria irakiene në sulm për çlirimin e plotë të Mosulit (FOTO LAJM)

Ushtria irakiane ka rinisur sulmet ndaj Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS, për çlirimin e plotë të Mosulit.

Sipas medieve, mësohet se forcat ushtarake, të mbështetura nga forca ajrore, kanë kaluar përmes shkretëtirës drejt pozicioneve të xhihadistëve në orët e para të ditës së sotme dhe kanë rimarrë kontrollin e dy fshatrave në jug të qytetit, ndërsa raportohet për 5 militantë të ISIS të vrarë.

Ofensiva u njoftua zyrtarisht edhe nga kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ndërsa gjeneral-lejtnanti i ushtrisë irakiane, Abdulamir Yarallah, tha se njësitë elitare të Ndërhyrjes së Shpejtë morën kontrollin e fshatrave Athbah dhe Al-Lazzagah. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori