Ushtria irakiane thyen bastionin e ISIS në Mosul, militantët në Evropë?
Forcat speciale irakiane kanë thyer bastionin e ISIS dhe kanë hyrë në Mosul.

Lajmin e bëri të ditur gjenerali Wissam Araji. Trupat ushtarake mbërritën përmes qytetit Gagjali.

Ndërkohë mësohet se militantët e ISIS kanë shkrumbuar qytetin aantik të Anah, qytet në kufi me Sirinë.

Sipas OKB ,në Mosul jetojnërreth 1 milionë e gjysmë banorë të cilët janë rrethuar nga 3000 deri në 5000 militantë ekstremistë.

Më herët është raportuar se shumë banorë mes tyre dhe shumë fëmijë po përdoren si mburoja nga ushtarët e ISIS.

Shefi i zyrës federale në Gjermani Hans¬ Georg Maassen u shpreh se nga njëra anë është e rëndësishme marrja e qytetit nga forcat kurdo irakene por duhet vlerësuar mundësia që mbështetësit e Kalifatit mund të hyjnë në Evropë dhe të ndërmarrin sulme të mundshme. /albeu.com/

Shtuar më 31/10/2016, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori