Ushtria irakiane futet në Mosul
Edhe pse kanë hasur në rezistencë të fuqishme nga militantët ekstremistë të “Shtetit Islamik”, forcat irakiane kanë hyrë së fundmi në qytetin e Mosulit.

Lajmin e ka bërë të ditur një gazetar i gjigandit britanik BBC, i cili po qëndron me ushtrinë e Irakut.

Sipas tij, luftëtarët e ISIS po bëjnë përpjekje maksimale për të mos lejuar futjen e ushtarëve irakianë në brendësi të qytetit.

Mësohet se aktualisht ushtria po avancon në dy fronte, respektivisht nga pjesët lindore dhe jugore të qytetit.

Ata po mbështeten nga Shtetet e Bashkuara përmes bombardimeve ajrore si dhe në terren nga grupimet me militantë kurdë.

Shqetësimi më i madh në këtë operacion delikat vijojnë të mbeten qytetarët, të cilët mund të përdoren si mburoja njerëzore nga luftëtarët e ISIS.

Ndërkohë shumë civilë janë larguar nga zonat ku janë zhvilluar përplasjet e armatosura, por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë lejuar nga ekstremistët. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori