Në
Egjipt është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në nivelin më të lartë, pas
vdekjes së ish-presidentit Muhamed
Mursi.
Autoritetet i tremben protestave pas
vdekjes së liderit islamist.
Mursi u burgos pas rrëzimit të pushtetit të tij po ashtu me protesta dhe mbështetjen e ushtrisë.
Mursi ishte lideri i Vëllazërisë
Myslimane, e cila erdhi në pushtet në vitin 2011 në
Egjipt pas protestave popullore.
Por, pushteti i
Mursit nuk zgjati shumë. Implementimi i politikave islamiste në qeverisje, largimi i ish-aleatëve salafistë nga qeveria si edhe frika që ngjallën në popull këto lëvizje bënë që Vëllazëria
Myslimane të humbiste mbështetjen popullore prej pak kohësh në
Egjipt.
Protestat që kundërshtonin pushtetin e
Mursit u mbështetën nga ushtria, e cila i vendosi ultimatum atij në vitin 2013. Rrëzimi i
Mursit solli mijëra të vrarë në
Egjipt, ndërsa Vëllazëria
Myslimane u shpall organizatë terroriste duke bërë që të futeshin në burg ish-Presidenti dhe mjaft liderë të kësaj lëvizjeje. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2019,
ora 16:14