Ushtria e Ukrainës është në gatishmëri të plotë luftarake
Presidenti i përkoheshëm i Ukrainës Oleksandr Turchinov është shprehur sot se ushtria e Ukrainës është në gadishmëri të plotë luftarake për shkak të kërcenimin të invazionit rus.

Presidenti i Ukrainës ka pranuar se pushteti në Kiev nuk është në gjendje që ta kontrollojë situatën në lindje të vendit dhe ka bërë thirrje që të formohen mbrojtje lokale, raporton “Russia Today”.

“Është shumë reale kjo që po them se Rusia do të fillojë luftën këmbësore kundër Ukrainës. Forcat tona të armatosura janë në gjendje të plotë gatishmërie. Na duhet formimi i shpejtë i milicive lokale që janë lojale ndaj Kievit”, është shprehur Turchinov. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2014, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori