“Ushtria” e krimbave kërcënon Afrikën, rrezikohet edhe Mesdheu

Shkencëtarët kanë bërë thirrje për një ndërhyrje urgjente për të parandaluar larvën që po shkatërron të mbjellat me misër në mënyrë tepër të shpejtë në të gjithë Afrikën.

Përhapja e këtij krimbi përbën një kërcënim të madh për sigurinë ushqimore por dhe për tregtinë bujqësore paralajmëron Qendra Ndërkombëtare e Bioshkencës dhe Bujqësisë.

Jeta e fermerëve po rrezikohet dhe larva kërcënon të arrijë dhe në Azi dhe në Mesdhe.

Shkencëtarët e quajnë ushtria e krimbave pasi ajo shkatërron të gjithë misrin nëse e prek, dhe përherë të parë është evidentuar në Afrikë vitin e kaluar.

“Pushtimi i kësaj specie është tepër serioze dhe po përhapet në mënyrë të shpejtë në Afrikë dhe ka potencial të përhapet dhe në Azi”thotë Matthew Cock, kryetarja e kabinetit të shkencëtarëve.

Pasi vendosen në një zonë, insektet e rritura mund të fluturojnë në distanca të gjata dhe të përhapen në mënyrë të shpejtë. /albeu.com/

Shtuar më 06/02/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori