E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Ushtria e Kamerunit vret 143 militantë të Boko Haram
Qindra militantë kanë sulmuar kampin ushtarak në afërsi të kufirit Nigerian, ku në konfliktin i cili zgjati 5 orë u vranë 143 militantë të organizatës Boko Haram. Ministri i Komunikimit të Kamerunit, Issa Tchiroma, ka theksuar se nga sulmi i ditës së djeshme u sekuestruan armatime dhe municione të shumta.

Tchiroma, ka njoftuar gjithashtu se në konflikt ka humbur jetën 1 ushtar dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Në pamjet filmike prej 17 minutash të publikuara javën e kaluar në "YouTube", lideri i Boko Haram, Ebu Bekir Shekau, kishte lëshuar kërcënime ndaj Presidentit të Kamerunit Paul Bija.

"Ushtarët tuaj nuk ia dalin dot me ne. Ushtria Nigeriane nuk mundi të na bënte gjë. As edhe nga ushtria amerikane nuk kemi frikë. Ktheu tek zoti. Në të kundërt do t’ju sulmojmë edhe ju si Nigeria", ka deklaruar Shekau duke iu drejtuar Paul Bija.

Lideri i Boko Haram i cili kishte theksuar se ky grupim "nuk njeh demokracinë që ndjekin jobesimtarët", ka bërë gjithashtu thirrje ndaj popullit të Kamerunit për kryengritje ndaj Paul Bija. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori