Shtetet e
Bashkuara të Amerikës po i dërgojnë mbi pesë mijë trupa përgjatë kufirit me Meksikën.
Forcat ushtarake shtesë do të
vendosen ne Teksas, Arizona dhe Kaliforni pas afrimit të karvanit të
emigrantëve nga Amerika Qendrore.
Presidenti Donald Trump ka thënë se
Ushtria do të ndalë “pushtimin” e
emigrantëve, të cilët ia kanë mësyrë këmbë Shteteve të
Bashkuara.
Trumpi ka bërë të ditur se do krijohen “qytete tenda”, ku do të
vendosen emigrantët derisa t'u shqyrtohen kërkesat për azil politik nga gjykatat
amerikane.
Shtuar më 30/10/2018,
ora 10:22