Turqia hyn në Siri, raketat drejtohen nga Idili
Ushtria e Turqisë e cila ka hyrë në territorin e Sirisë që në datën 8 tetor po ruhet me raketa të tipit Roketsan T-122.

Edhe pse arsyeja e hyrjes së ushtrisë është paqësore përsëri janë marrë masat për ndonjë sulm të mundshëm, raportojnë mediat turke.

Kjo lloj arme është e prodhuar nga Turqia dhe ka rrezen e veprimit deri në 40 km. Ndërkaq, veçori e saj është se mund ta godasë shënjestrën edhe nëse nuk ka pamje pamore.

Ushtria turke ka hyrë në zonën Idil të Sirisë për arsye se sipas saj duhet të ruajë rendin e armëpushimit ndërmjet grupeve që luftojnë në Siri./albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori