Ushtaret e Krishtit, skandalizohen amerikanet (video)
Albeu.com
Dokumentari "Jesus Camp" (Kampi i Isaut), i transmetuar ne televizionin ABC, eshte bere shkak per nje polemike te ashper ne SHBA, mes konservatoreve dhe liberaleve. Liberalet kane frike nga perdorimi ne te ardhmen i ketyre femijeve si militante politik.Sipas dokumentarit "Jesus Camp", kampi eshte organizuar ne Dakoten Veriore. Dokumentari tregon se si 30 femijet e zgjedhur te moshave 7-13 vjec, pergatiten si luftetare te ardhshem te krishterizmit.

Ne kete kamp, mengjesi fillon me lutjen e mengjesit. Keta femije e shohin veten si ushtare te Isa-ut (Krishtit) dhe gjate lutjes qajne me ze dhe i luten Zotit qe t'ua fale gabimet. Me pas femijet e moshes 7-13 vjecare marrin trajnim ushtarak.

Gjate lutjes, udheheqesi i kampit, prifti Becky Fischer bertet duke thene: "Kjo eshte nje lufte. Do ti shkatterojme armiqte tane ne qeveri. A jeni gati?". Nderkohe qe femijet, njezeri pergjigjen me "Po".
Me vone Fischer, i udhezon femijet duke u thene: “Behuni si ata qe per hire te perkushtimit ndaj Islamit japin jeten. Behuni gati te jepni jeten per Biblen dhe Krishtin. Sic luftojne ata ne Palestine, Izrael, Pakistan, edhe ju behuni gati per nje lufte te tille.”
Sipas Fischer, qellimi i tyre eshte pergatitja e gjeneratave te reja te cilat do te riorganizonin SHBA-te ne frymen e krishterizmit.

Kjo ka ndare amerikanet ne dy pjese, shumica e te cileve jane kunder organizimeve te tilla dhe e quajne skandal nje rast te tille. Sipas tyre, keto organizime, nuk bejne gje tjeter vec se japin sinjal per nje te ardhme me te pasigurte dhe me me shume probleme.

Shtuar më 01/10/2006, ora 22:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori