Ushtaret amerikane nuk rrine dot pa Facebook
Albeu.com
Institucioni më i lartë i mbrojtjes në SHBA, Pentagoni, ka bërë një hap pas nga vendimi i tij për t’u ndaluar rrjetet sociale të internetit ushtarakeve të cilët ndodhen në mision jashtë vendit. Lajmi u bë i ditur nga televizioni “NBC NEWS”.
Sipas kanalit amerikan Pentagoni është shprehur, pa sqaruar arsyet e këtij akti, se bllokimi i rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter ushtarakëve në mision është e pamundur që të aplikohet. Zyrtaret e larte ushtarake amerikane gjat vitit 2009 nxorën një vendim që u ndalonte rrjetet sociale ushtarakeve në mision, sidomos në misionet më angazhuese, në Irak dhe në Afganistan.
Shtuar më 27/02/2010, ora 16:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori