Urdhërohet arrestimi i një ministri dhe i kryeprokurorit në Ukrainë
Autoritetet e përkohshme në Ukrainë kanë urdhëruar arrestimin e ish-ministrit të të ardhurave Oleksander Klimendo dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka, njoftoi sot parlamenti i Ukrainës.

Ministri i ri në detyrë i Ukrainas, Arsen Avakov, tha para parlamentit sot se policia është duke punuar me zyrën e prokurorit të shtetit për të hetuar “krimet e rënda kundër popullit ukrainas, përfshirë edhe ish-krerët e shtetit”.

Kryeprokurori në detyrë i Ukrainës, Oleh Makhnytsky, tha se “një hetim është hapur dh po punon një grup hetuesish, për t’i kapur të dyshuarit dhe t’i sjellë para drejtësisë”.

Dita e sotme në Kryeqytetin e Ukrainës në Kiev ka qënë e qetë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2014, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori