Uragani "Vilma" sjell shkatërrime në Meksikë, kërcënon Kubën dhe SHBA-të
Albeu.com
Autoritetet meksikane thonë se Siujdhesa Jukatan po përjeton dëmtime të shumta nga uragani Villma, i cili parashihet të arrijë kulminacionin sot gjatë ditës. Governatori lokal Feliks Gonzalles tha se erërat me shpejtësi prej 225 kilometra në orë kanë dëmtuar edhe ndërtesat që janë konsideruar të qëndrueshme ndaj uraganeve...Qatitë dhe dritaret e objekteve në ishullin Kozumel janë shkatërruar, shumë drunjë era i ka rrëzuar, gjersa rrugët janë mbuluar nga vërshimet e ujit. Dhjetëra mijëra turistë janë drejtuar ka pjesët e brendshme të ishullit, pasi aeroporti në ishull është mbyllur. Presidenti meksikan Vicente Foks tha se planifikon të udhëtojë në rajonin e goditur nga uragani sa më shpejt që është e mundur. Në Kubë është urdhëruar evakuimi i rreth 370 mijë njerëzve, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Në Floridë të SHBA-ve, governatori Gjeb Bush ka shpallur gjendje emergjente edhe pse uragani nuk pritet të arrijë deri të hënën. Viti 2005 është viti me shkatërrues nga uraganet. Villma është i 12-ti këtë vit, një shifër që është arritur vetëm në vitin 1969. Regjistrimi i uraganëve ka filluar më 1851.
Shtuar më 22/10/2005, ora 18:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori