Uragani Sandy, SHBA në alarm
Në disa shtete të SHBA-së është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas alarmit që uragini Sandy do të përfshijë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Merilend, Nju Jork, Pensilvani, Virxhinia, Uashington dhe në një qark bregdetar të Karolinës së Veriut.

Parashikuesit e motit thonë se aktualisht është uragan i kategorisë së parë dhe se pritet të godasë Shtetet e Bashkuara të hënën vonë.

Qendra Amerikane e Uraganeve ka paralajmëruar se Sandy mund të forcohet gjatë së dielës përpara se të arrijë pranë Virxhinias.

"Jemi në pritje të një stuhie të madhe", ka thënë Louis Uccellini, drejtor i Qendrës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës.

Kryebashkikau i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, u ka bërë thirrje banorëve të qytetit që të përgatiten për uraganin.
"Nëse bëjmë gabime, më mirë t`i bëjmë ato duke qenë të kujdesshëm", ka thënë Bloomberg, raporton BBC.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mbeten të qetë, duke thënë se nuk është ende e nevojshme për të marrë ndonjë vendim për evakuim.

Ka shqetësime se moti i keq mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike apo pengesa të tjera për qytetarët që të marrin pjesë në votime.

Kandidati republikan, Mitt Romney, ka anuluar një takim të planifikuar për të dielën në Virxhinia, një shtet i rëndësishëm zgjedhor, për shkak të motit, ka bërë të ditur njëri nga ndihmësit e tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori