Përfshihet nga flakët klinika e detoksifikimi, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi zjarri në një klinikë detoksifikimi në një qytet në Brazilin jugor.

Sipas kreut të zjarrfikësve të Paso Fudo, Ricardo Matei, dhjetë persona u gjetën të vdekur në ndërtesë dhe një tjetër ndërroi jetë në spital.

Zjarri ka rënë rreth mesnatës të së enjtes, në një nga konviktet e klinikës ku strehoheshin rreth 15 të varur nga droga. Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit po hetohet, por shefi i zjarrfikësve tha se dyshohet se problemi është shkaktuar nga një qark i shkurtër ose një mosfunksionim i sistemit të ngrohjes./albeu.com