Uragani Matthew shkakton 11 viktima në SHBA
Uragani Mathew ka marrë 11 jetë njerëzish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stuhia tashmë është qetësuar dhe konsiderohet e kategorisë së parë.

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën në Karolinin e jugut, 3 të tjerë në Xhorxhia dhe 5 në Florida.

Edhe pse uragani Matthew ka zbritur në kategorinë 1, vazhdon që të konsiderohet I fuqishëm. Pasi goditi Haitin, ku shkaktoi mbi 900 viktima, tashmë I takon Shteteve të Bashkuara.

Uragani është drejtuar për në veri ku gjatë kalimit në Karolinën e Veriut ka shkaktuar përmbytje rekord.

Përditësimi i fundit i Qëndrës Kombëtare Amerikane për Uragane, tregon se Metju gjendet në Kejp Hateras të Karolinës së Veriut.

Erërat shkojnë deri në 120 kilomtra në orë. “Ky Uragan është vdekjeprurës”, ka theksuar guvernatori Pat MekKrori./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori