Uragani “Maria” lë pa energji gjithë Puerto Ricon (VIDEO)
UraganiMaria” ka bërë që gjithë ishulli i Puerto Ricos të mbesë pa energji elektrike, më saktësishtë pa energji janë shtëpitë e 3,5 milionë njerëzve.

Abner Gomez, kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se stuhia përgjatë rrugës së saj kishte dëmtuar gjithçka.

Maria” u dobësua në një stuhi të kategorisë tre me erëra prej 185km/orë ndërsa lëvizte nëpër ishull.

“Informacioni që kemi marrë nuk është inkurajues”, ka thënë Gomez në një konferencë, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori